Vlorë/ I riu nga Sllovakia godet me grusht policin por nuk mjaftohet me kaq

0
128

Do t’i duhet të kalojë disa kohë në qeli një të riu nga Sllovakia i cili pasi ka prishur rendin duke shqetësuar pushuesit e tjerë në hotelin ku qëndronte, ka goditur edhe një punonjës policie me grusht.

 

 

Gazetari Enrik Mehmeti raportoi për “BalkanWeb” se rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm në policinë e Vlorës ka mbërritur një telefonatë se në lagjen ”Uji i Ftohtë”, në një hotel , një shtetas i cili ka qenë i akomoduar në hotel, ka shkaktuar prishje të qetësisë së rendit publik.

Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë ku kanë konstatuar një shtetas i cili ka qenë nën efektin e alkoolit (në gjendje të dehur).

Shërbimet e policisë së Rendit Publik kanë bërë shoqërimin për në Spitalin Rajonal Vlorë, për të marrë një trajtim mjekësor, shtetasin Martin S., 29 vjeç, banues në Sllovaki.

Gjatë kohës që merrte trajtimin mjekësor, ka krijuar një tjetër situatë duke thyer një xham, nga i cili ka mbetur i dëmtuar në krahë një punonjës i policisë.

Gjithashtu ky shtetas ka goditur me grusht edhe punonjësin tjetër të policisë i cili e mbante nën mbikëqyrje.

Menjëherë kanë ndërhyrë shërbimet e tjera të policisë, për neutralizimin e tij.
Policia ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale ”Prishja e qetësisë publike” dhe ”Goditje për shkak të detyrës”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here