Kuçovë/ Makina përplas motoçikletën në mes të rrugës, humb jetën 66-vjeçari

0
183

Një 66-vjeçar ka humbur jetën paraditen e sotme në Kuçovë, si pasojë e një aksidenti rrugor. Teksa po lëvizte me motoçikletë në lagjen “11 Janari” të qytetit, ai është përplasur me një makinë tip “Ford Focus”.

 

 

Si pasojë e goditjes, 66-vjeçari me inicialet H.A nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë në spital.

Sakaq, policia ka ndaluar drejtuesin e makinës, 29-vjeçarin Blendi Hoxha, dhe dëshmia e tij pritet të japë më shumë detaje rreth ngjarjes.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here