Detaje nga operacioni i kokainës te “Don Bosko”, familjarët e të plagosurit: “Citroeni” u qëllua me 13 plumba

0
146

Familjarët e Blendi Pecës, i plagosur tre ditë më parë gjatë operacionit policor te “Don Bosko”, kanë një tjetër version për ngjarjen.

 

 

Gazetarja Klodjana Lala raporton për BalkanWeb se i riu ndodhet në spitalin e Traumës dhe gjendja e tij është përkeqësuar, ndërsa familjarët e tij, pretendojnë se historia nuk është aspak ashtu siç thotë polica.

Sipas familjarëve të Pecës, kanë qënë agjentët e antidrogës ata që e kanë përplasur mjetin me të cilin lëvizte, një Citroen. Jo vetëm kaq, por ata kanë ushtruar dhunë dhe kanë qëlluar me armë në drejtim të tij.

Familjarët thonë se do të ngrenë një padi për menyrën se si është trajtuar djali i tyre.

Në një foto të siguruar nga BalkanWeb, të mjetit Citroen me të cilin lëvizte 27-vjeçari duken qartë shenjat e plumbave që e kanë kapur mjetin. Gazetarja Lala konfirmon se ndaj tij është qëlluar plot 13 herë.
20170804-110451

20170804-110446
Nga ana tjetër, në versionin e saj policia pretendon se janë ndjerë të rrezikuar, pasi janë përplasur nga i riu dhe prandaj kanë hapur zjarr në drejtim të tij.

“Shtetasi Blendi Peca është konstatuar nga shërbimet e policisë duke lëvizur me mjetin tip “Citroen”, në zonën e Don Boskos”. Shërbimet e policisë janë vënë në ndjekje të tij për të bërë ndalimin e mjetit. I është bërë shënja e ndalimit nga punonjësit e policisë të veshur me jelekun multifunksional me mbishkrimin “Policia”, por mjeti nuk ka ndaluar, ka kryer manovra lëvizjeje të rrezikshme për jetën e punonjësve të policisë. Në këto kushte punonjësit e policisë kanë nxjerrë armën e brezit dhe kanë qëlluar në ajër duke dhënë përsëri urdhër ndalimi, por drejtuesi i mjetit nuk është bindur, ka vijuar tentativën për tu larguar. Punonjësit e policisë kanë shënjestruar dhe qëlluar gomat e mjetit dhe kur janë afruar kanë vënë re se është plagosur lehtë, drejtuesi i mjetit, shtetasi B.P, 27 vjeç, i cili u dërgua në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar në automjetin tip Citroen (në pronësi të shtetatit A.M., 22 vjeç) është gjetur një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit kokainë e cila rezultoi e peshës 385 gramë”,- thuhet në deklaratën e policisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here