Situata nga zjarret, priten 3 avionë ‘zjarrfikës’ nga Italia e Greqia

0
141

Situata e rënduar për shkak të zjarreve në vend ka bërë që ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati t’i telefonojë për ndihmë homologut grek Nikos Kotzias.

Burime nga Ministria e Jashtme bëjnë me dije se Bushati ka siguruar mbështetje nga homologu grek dhe dy avionë do nisen nga Korfuzi për të ndihmuar njësitë shqiptare që po luftojnë me flakët.

Gjithashtu, ministri Bushati i ka kërkuar ndihmë edhe homologut italian, Alfano. Një avion do të vijë nga Pulja për të ndihmuar Emergjencat Civile.

Situata më problematike nga zjarret paraqitet në Dukat të Vlorës dhe Krastë të Elbasanit. Në këtë të fundit, për të vënë nën kontroll situatën janë nisur edhe zjarrfikësit nga Lushnja./Tch

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here