Zbulohet se kush e përpiloi listën me emrat e 124 e shefave të kanabisit

0
279

Deklarata e ministrit të Brendshëm, Dritan Demiraj, se ai vetë dhe kryeministri kanë në dispozicion një listë me 124 emra të kultivuesve dhe trafikantëve kryesorë të kanabisit, ka shkaktuar shumë reagime. Pyetja që shtrohet është, se nga kush është përpiluar kjo listë dhe përderisa ajo ekziston, përse agjencitë ligj-zbatuese shqiptare nuk kanë ndërhyrë deri më tani, për kapjen dhe procedimin penal të tyre.

Por ajo që ka zbuluar “Syri.net”, nga burime pranë ministrisë së Brendshme pas deklaratës së fortë të ministrit Demiraj për Ilir Babaramon në “Report TV”  është fakti, se këtë listë nuk e ka përpiluar as policia dhe as prokuroria shqiptare, por shërbimet inteligjente të huaja.

“Unë kam një listë shumë të madhe, të përbërë nga 124 emra, për shkak edhe të funksionit, për shkak të një bashkëpunimin më të mirë sesa paraardhësit e mi me agjencitë e tjera. Kjo është një listë e hartuar nga agjenci të ndryshme, të cilat nuk i përmend këtu. Sigurisht që kryeministri dhe gjithë personat që duhet ta kenë, e kanë këtë listë”, thotë Demiraj.

Por më poshtë ai duke arsyetuar, se përse ndodhi ajo që ndodhi me shndërrimin e vendit gjatë vitit të shkuar në një fermë gjigante kanabisi, zbulon edhe arsyen se përse këta emra të kultivimit nuk janë çuar mbi tryezën e tij dhe të kryeministrit, nga agjencitë ligj-zbatuese shqiptare; poltika dhe policia ka qenë e përzier në këtë sipërmarrje kriminale.

“Po tani duhet të themi të vërtetën, pa mbështetje politike nuk kultivon dot kanabis. Pa mbështetjen e policisë dhe qeverisë vendore, kryetarit të komunës, kryetarit të bashkisë, kryetarit të partisë së tij, nuk kultivon dot kanabis. Ka pas raste, qe sasi tonelatash droge ndodheshin në shtëpinë e punonjësit të policisë”, deklaroi Demiraj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here