Masakër mjedispre edhe tek “Kepi i Rodonit”, revoltohet Amos Zaharia: Plehrat hedhin plehra

0
278

Aktori Amos Zaharia i revoltuar ka denoncuar një masakër mjedisore në bregdetin e “Kepit të Rodonit”.

Ai ka postuar në profilin e tij në rrjetin social Facebook fotografinë, ndërsa thekson se plehrat janë hedhur ngjitur me Kalanë e Skënderbeut.

“Tek Kepi Rodonit… plehrat vetëm plehra lenë prapa… ngjitur është Kalaja e Skënderbeut, por atdhetarët që e lavdërojnë e krenohen me të hedhin plehra pa pikën e turpit. Turp për “qytetarët” që nuk kanë pikën e ndërgjegjes dhe turp për autoritetet që nuk bëjnë asgjë për të mbajtur pastër këtë perlë të natyrës. PS: Po këta pseudo ambientalistat ku janë?!”, ka shkruar Zaharia.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here