SURPRIZË nga Dritan Demiraj! Ja politikanët dhe drejtuesit e policisë që bën bashkë (FOTO)

0
255

Ministri teknik i Punëve të Brendshme, Dritan Demiraj këtë pasdite ka prezantuar librin e tij: “Ngritja dhe Rënia e Shtetit Islamik”.

Të pranishëm në këtë event, ishin Presidenti i vendit Ilir Meta, kreu i SHISH Visho Ajazi Lika, Princ Leka e personalitete të tjerë.

Siç duket dhe në fotot që sjell Express, në takim ishin edhe drejtori i Policisë së Tiranës, Ardi Veliu, dhe drejtori i Gjirokastrës, Gjovalin Loka. Të dy zyrtarë që u vunë në këto detyra pas shkarkimeve masive të drejtorëve në strukturat e Policisë së Shtetit, kur Ministrinë e Brendshme e drejtoi për pak muaj Fatmir Xhafaj.

Libri “Ngritja dhe Rënia e Shtetit Islamik” flet me detaje për historinë e krijimit, zhvillimit, strukturën, strategjinë ushtarake, globale, mediatike, terrorizmit global dhe se si u forcua grupi më i rrezikshëm në histori. Si u krijua Kalifati Islamik, 16 komandat dhe qeverisjet e tij në provincat e Irakut dhe Sirisë. Drejtuesit e tij dhe komandim-kontrolli.

Në këtë libër, ish-komandanti Demiraj, bën një analizë të hollësishme të të gjithë sulmeve që janë zhvilluar deri më sot nga terroristët. Mësime të nxjerra nga Xhihadi në Siri dhe cilat janë taktikat, teknikat dhe strategjia më e suksesshme për mposhtjen sa më të shpejtë dhe efektive të ISIS-it. Libri ka 18 kapitujt që sjellin fakte dhe informacione që siç është shprehur Dritan Demiraj, i lexoni për herë të parë.

Drejtori i Policise se Tiranes Ardi Velou dhe drejtori i Policise se Shkodres Gjovalin Loka

Kreu i SHISH Visho Ajazi

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here