Tentuan të trafikonin 1.2 ton kanabis nga Vlora drejt Italisë, arrestohen 3 trafikantët (Emrat)

0
116
foto ilustruese

Të paktën 3 persona janë arrestuar nga policia e Shtetit pasi dyshohet se kanë tentuar të trafikojnë nga Vlora drejt Italisë rreth 1.2 ton lëndë narkotike kanabis sativa në 23 dhjetor 2016. Në pranga kanë rënë Fatmir Face, Saimir Osmria dhe Murat Marta. Gjykata për Krime të Rënda ka caktuar masën e sigurisë për personat e dyshuar, kërkese e cila është pranuar nga gjykata.

 

 

Njoftimi i plotë i Prokurorisë:
Në bazë të një hetimi të Prokurorisë për Krime të Rënda, nisur nga referimi i Policisë së Shtetit, gjykata ka caktuar masën e sigurimit « arrest në burg » për disa shtetas, të dyshuar se po përgatiteshin të trafikonin mbi 1.2 ton lëndë narkotike kanabis sativa nga Vlora në drejtim të Italisë, në dt. 23.12.2016.

Në bazë të veprimeve hetimore, ka rezultuar se më datë 23.12.2016 nga ana e punonjësve të policisë së kufirit dhe migracionit Vlorë gjatë patrullimit që ata kryenin në breg të detit mes stacionit te policise kufitare dhe molit qe sherben per ankorimin e anijeve ne Petrolifere është konstatuar një automjet. Në momentin që është afruar policia, personat që kanë qënë në mjet janë larguar me shpejtësi duke lënë mjetin e braktisur. Në momentin që janë afruar tek mjeti forcat e policisë kanë konstatuar se mjeti ishte një kamion tip frigoriferik, ku pranë tij në tokë janë gjetur pako të mbështjella me natriban. Gjithashtu është vënë re se dhe në brendësi të automjetit ka patur pako të tjera të mbështjella me natriban. Fillimisht për shkak të karakteristikave të pakove të gjetura të cilat janë sekuestruar më pas me cilësinë e provës materiale është dyshuar se në to, të gjendeshin lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here