Kë duhet të besojmë për çmimin e ujit të pijshëm: “Lalin” e shkurtit apo Veliajn e korrikut (VIDEO)

0
162

Ishte muaji shkurt dhe UKT bënte analizën e punës së vitit të kaluar. Në një ceremoni ku nuk mungonin kamerat kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj mbajti një fjalë të gjatë për “sukseset” e arritura nën drejtimin e tij.

Në atë kohë kur zgjedhjet dukeshin në horizont Veliaj thoshte se UKT kishte dalë me fitim dhe se po bëheshin investime duke ruajtur të pandryshuar çmimin.

Një administrim më i mirë i ndërmarrjes e nxori atë me fitim për herë të parë në 25 vjet. Mund të ketë shumë njerëz që thonë nëse jemi me fitim, pse s’kemi ujë 24 orë? Sepse krahasuar me këtë fitim, investimet e kryera nga UKT janë shumëfishuar. Por, besoj se është lajm i mirë që fitimet i përkthejmë në investime, sigurisht duke ruajtur çmimin e ujit që kemi sot”, – mburrej në atë kohë kryebashkiaku Tiranës.


veliaj per ujin ne 2 shkurt by lapsi-al

Sot ka një tjetër muzikë. Ditë për ditë në çdo ekran kreu i bashkisë së Tiranës po rreket të bindë qytetarët se nuk ka para për të bërë investime në ujësjellës dhe se për këtë duhet të rritet çmimi i ujit për konsumatorët familjarë dhe bizneset.

Ne do fillojmë fillimisht me një kredi që jemi duke negociuar me BERZHIN për magjistralen, 20 mln euro për magjistralen që të sigurohemi që kjo kulluese makaronash nuk çahet më dhe është e qëndrueshme. Ne pastaj do të shtojmë kapacitetin e Bovillës. Saliu si një njeri që drejtoi shtetin thotë se Bovilla është plot. Po mirë mo gjeni që shkatërrove dhe preke me dorë, Bovilla nuk është vetëm liqeni, por edhe kapaciteti që filtron. Kjo duhet dyfishuar dhe duhet bërë një investim. Tirana i ka këto 5 burime që në kohën e xhaxhit” – tha Veliaj në një intervistë për Ilva Taren në Ora News.

Atëherë kë të besojmë. Veliajn e muajit shkurt, (përpara zgjedhjeve) që thoshte se po bëheshin investime në ujësjellës duke mbajtur çmimin në të njëjtin nivel, apo këtë të sotmin që pretendon për të kundërtën. /Lapsi

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here