Në inagurimin e Presidentit Meta, edhe familja e Bebe Rexhës (FOTO)

0
271

Pasditen e djeshme Ilir Meta mori zyrtarisht detyrën e Presidentit të Republikës. Me një ceremoni të organizuar në detaje, Meta zuri vendin e Bujar Nishanit dhe pritet që ta mbajë për pesë vitet e ardhshme

Në ceremoninë zyrtare në Presidencë ishin të pranishëm shumë personalitete, politikanë, ambasadorë dhe zyrtarë të lartë, por edhe familja e kreut të ri të shtetit.

Ajo që ra në sy ishte fakti se Meta ishte kujdesur që të ftonte edhe disa nga të afërmit e së shoqes Monika Kryemadhi.

Mes tyre ishte edhe familja e këngëtares Bebe Rexha, e cila është kushërirë me Monikën.

Më konkretisht në ceremoni ndodhej nëna e Bebes dhe kushërira e saj, e cila njihet edhe si krahu i djathtë i këngëtares.

Natyrisht një ceremoni e këtij niveli nuk mund të refuzohej nga familjarët e Bebes, të cilët nuk kanë ngurruar të shkojnë

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here