Zbardhet letra e ish-futbollistit të famshëm: Nuk mundem më të jetoj, me fatura dhe borxhe …

0
239

Ish-portieri i Vllaznisë, Gjergji Kushe, i ka dhënë dje fund jetës së tij duke u hedhur nga kati i katërt i pallatit ku banonte. Burime nga policia e Korçës bënë me dije se ngjarja e rëndë  ndodhi në  lagjen nr. 2 të këtij qyteti.

Kushe, i cili në  moshën 18-vjeçare arriti të luajë dhe fitojë  titullin “Kampion” me Vllazninë, vazhdoi një karrierë  të  gjatë  sportive duke punuar fillimisht me të rinjtë e më tej duke u kthyer në një prej trajnerëve më të  njohur të  portierëve të “Skënderbeut”.

Ende pa mbushur 60 vjeç, Kushe u vetëflijua ndërkohë që për vite të  tëra u përball me konsumin e alkoolit ç’ka i solli jo pak probleme. Edhe pse përgjatë  vitit të fundit ai ishte duke zhvilluar betejën e tij me alkoolin duket se gjendja e tij psikologjike ishte rënduar së tepërmi.

Pas vitit 2012, Kushe e kishte pasur të pamundur të  vazhdonte punën si trajner, por edhe mësues i edukimit fizik për shkak të problemeve shëndetësore të lindura si pasojë e konsumit të  alkoolit ndërsa trajtohej me KEMP. 59-vjeçari jetonte i vetëm në  apartamentin e tij pas vdekjes së nënës.

Sipas të njohurve të tij, kohët e fundit ai ishte në gjendje tepër të rënduar psikologjike. Sipas bluve, 59-vjeçari kishte lënë edhe një letër, në të cilën sqaronte arsyet e vetëvrasjes së tij.

Burime bënë me dije për “GSH” se letra e shkruar nga vetë Kushe, lënë  për të  afërmit e tij shpjegonte shkaqet që e çuan atë drejt aktit fatal.

“Nuk e përballoj dot më këtë gjendje, më kuptoni. Çdo ditë e vuaj gjendjen, në të cilën ndodhem, me faturat e papaguara dhe disa borxhe ndaj nuk dua të jetoj më . E kam menduar gjatë dhe e kam vendosur…”- shkruhej në  letrën, e cila u gjet në banesën e tij.

Sapo ka shkruar këtë  letër, Gjergji Kushe është hedhur në drejtim të rrugës kryesore nga një lartësi mbi 15 m duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here