Atentati ndaj aktorit, ja vendimi i gjykatës për 4 të arrestuarit

0
191

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë për 4 të arrestuarit si të implikuar në atentatin ndaj aktorit Mishel Prela, i cili mbeti i plagosur.

 

Gjykata dha masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Ervin Zallumin dhe Shkëlzen Buçin, ndërsa ‘detyrim paraqitje’ për Trim Hidrin. Për Ermir Tolën gjykata vendosi ‘Arrest në shtëpi me mbikëqyrje elektronike’. Ndërkohë për Miklar Tolen gjykata vendosi ‘arrest me burg’ gjatë ditës së djeshme.

Krimi është porositur nga Ervin Zallumi për hakmarrje dhe janë paguar 80 mijë euro. Kjo pasi në 2010-ën, Mishel Prela ka tentuar ta vrasë, duke e plagosur me thikë.

Të arrestuarit:
Ervin Zallumi, 30 vjeç, lindur e banues në Tiranë, porositësi

Shkëlzen Buci, 34 vjeç, lindur në Peshkopi e banues në Tiranë, autori i atentatit

Miklar Tola , 32 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë

Trim Hidri, 41 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë

Ermir Tola, 22 vjeç, lindur në Peshkopi e banues në Tiranë

vijon…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here