FOTO/ Vrasja e dy shqiptarëve në Milano, arrestohet ‘killeri’ i dënuar me burgim të përjetshëm

0
255

Policia italiane ka ekzekutuar urdhër-arrestin ndaj Maurizio Archinito-s, 25-vjeçarin e dënuar nga gjykata e Milanos për vrasjen e dyfishtë të shqiptarëve: Alban Medha, 51 vjeç dhe nipit të tij Ndue Bruka, 27 vjeç.

Ata u ekzekutuan në nëntor 2016 në Abbiategrasso (Milano).

jykata vendosi se Archinito dhe i vëllai  Mattia qëlluan me armë zjarri shqiptarët për tu hakmarrë ndaj një vjedhjeje në banesë dhe për konflikte lidhur e pazaret e drogës në zonë, raporton “ANSA”, shruan syri.net.

Mattia Archinito, vëllai i vogël, ka rrëfyer krimin dhe është dënuar me burgim të përjetshëm. Dënim që është konfirmuar nga Apeli.

Vëllezërit Archinito

Ndërsa Maurizio Archinito, u lirua fillimisht me argumentin se nuk e kishte kryer ai krimin, por më pas Apeli ka hedhur poshtë këtë version duke e dënuar me burgim të përjetshëm edhe atë. Kështu, Maurizio u arrestua nga agjentët e divizionit të anti-krimit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here