Fatos Lubonja: Show i Ramës me qytetarët mund të na sjellë pasoja, po anashkalon institucionet

1
187

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar dëgjesën e kryeministrit Rama me qytetarët e Vlorës ditën e sotme, ku pati “përplasje” mes tyre, në përpjekje se kusha do ta merrte mikrofonin. Ë rubrikën “Opinion” në “News24”, Lubonja thotë se këto dëgjesa me qytetarët pas fitores në zgjedhje, janë një “show” i Ramës.

 

 

Sipas analistit Lubonja, kryeministri Rama duhet të diskutojë me ekspertët dhe specialistët problematikat në vend, dhe të mos anashkalojë institucionet.

“Në vend që të diskutojë me ekspertë e specialistë situatën dhe mënyrat si do të veprojë për ta zgjidhur atë, ai po bën show sikur është në fushatë. Kjo është mënyra si e kupton ai politikën. Ana tjetër e medaljes, është ky popull. Sepse ky popull këtë feste do. Zihen aty se kush do marrë mikrofonin.

Kjo lloj qeverisje direkt me popullin siç mund të kuptohet nuk është demokratike, dhe është antiinstitucionale. Janë institucionet ato që janë më afër qytetarit. Ky është një lider madhështie që identifikohet me njeriun e pagabueshëm, apo edhe populli mendon se është i pagabueshëm. Padyshim që ankesa ka, por nuk mund të veprohet kështu, apo të zgjidhen kështu. Ankesat e qytetarëve duhet të filtrohen në institucione. Mënyra që po ndiqet është komplet populiste, e shëmtuar si imitim”, tha Lubonja.

Teksa ka analizuar mënyrën sesi do të jetë sipas tij qeverisja në 4 vitet e ardhshme, analisti Lubonja thotë se nisur nga ajo që po duket deri më tani, nuk pritet shumë ndryshim. Sipas Lubonjës pas veprimeve të Ramës qëndrojnë oligarkët.

“Nga sistemi i tepsisë, dalim tek ky i lidhjes direkt me popullin. Eliminohen institucionet, mediat, po e po, i quajti kazani, dhe shoqërinë civile e ka quajtur të vdekur me kohë. Kjo mund të na sjellë pasoja më të këqija nga ç’i kemi menduar. Nuk duhet ta mendojmë vetëm Ramën në këtë. Pas Ramës është një oligarki e tërë, një sistem që po punon me formën e piramidave të viteve ’97. Tani janë paratë e pista që po pastrohen, që nuk dihet ku do na çojnë”, u shpreh analisti Lubonja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here