“Tragjedi për familjen time, më lanë tre jetimë”, dëshmia prekëse për vajzat që u mbytën në Vlorë

0
163

Në familjen e Manuela Maraj, e cila u mbyt tragjikisht në fundjavë bashkë me 25-vjeçaren Xhoana Cani dhe djalin nga Tetova, Benjamin Ferati, ka pllakosur zija.

Larguar vetëm rreth 3 muaj më parë nga fshati Babicë, 27-vjeçarja jetonte së bashku me të shoqin dhe dy fëmijët e saj 9 dhe 4 vjeç në një pallat në lagjen “Pavarësia”, shkruan “Panorama”.

Mbarime Maraj, vjehrra e Manuelës dhe gjyshja e Xhoanës, nuk mundet t’i mbajë lotët për këtë tragjedi të ndodhur në familjen e saj.

“Vetëm pak ditë më parë, Manuela më tha se kishte gjetur një vend shumë të mirë për plazh. Kishin shkuar në Zvërnec për plazh dhe duke eksploruar zonën kishin gjetur edhe këtë vend që paska qenë i mallkuar. Manuela më ka lënë dy fëmijë jetimë, më ka lënë djalin, burrin e saj. Edhe mbesa ka lënë një fëmijë të mitur. Kjo është një tragjedi shumë e madhe për familjen time që nuk gjej fjalë ta përshkruaj”- thote ajo.

Asaj nuk i ishin tharë ende lotët për të birin e vrarë në vitin e mbrapshtë të ’97-ës, kur një tjetër gjëmë siç e cilëson ajo goditi familjen e saj.

Në emër të familjes së saj, Mbarimja i kërkon ndjesë familjes së 24-vjeçarit nga Tetova, i cili sipas saj vdiq si hero për të shpëtuar jetën e dy vajzave.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here