Ministri i Jashtëm i Maqedonisë viziton Tiranën

0
129

Gjatë këtij muaji, Ministri i Jashtëm i maqedonisë Nikolla Dimitrov do të vijë për vizitë zyrtare në Shqipëri, siç kanë konfirmuar përfaqësues të Ministrisë së Jashtme së vendit fqinjë për median vendase, Alsat.mk. Po ashtu, ai do të vizitojë edhe Kosovën. Megjithatë akoma nuk dihet data e takimeve në këto dy shtete.

I pyetur se kur do t’i vizitojë këto dy vende fqinje, vetë kryeministri Zoran Zaev, zëdhënësi i ri i Qeverisë, Mile Boshnjakovski tha përgjigje: N”dër prioritet kryesore të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë është avancimi i bashkëpunimit rajonal dhe marrëdhënieve ndër-fqinjësore, kurse në një të ardhme të afërt janë planifikimet dhe intensifikimet e takimeve dypalëshe. Për të gjitha takimet në nivel të tillë, që janë në fazë të planifikimit do t’ju informojmë kur do t’i përcaktojmë datat e sakta.”

Kryeministri maqedonas Zaev, në kuadër të Samitit të Triestes, u takua me homologun shqiptar, Edi Rama dhe delegacionin e Shqipërisë dhe që të dy u angazhuan për forcimin e bashkëpunimit dhe politikave konstruktive në interes të qytetarëve të të dy vendeve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here