Itali/ Arrestohen dy shqiptarë, i bëjnë shantazh 82-vjeçarit italian(Emrat)

0
181

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Sicili, Itali. Një i moshuar 82 vjeç, shtetas italian e ka marrë me makinë një grua shqiptare të cilës i ishte prishur automjeti i saj dhe kishte mbetur në rrugë.

Në ditët e mëpasme, atij iu afruan dy shqiptarë të cilët e kanë akuzuar se ka ngacmuar seksualisht gruan e njërit prej tyre. Dhe për të heshtur për ngjarjen i kanë bërë shantazh, duke i kërkuar në këmbim 5 mijë euro.

Por pensionisti nuk ka rënë pre e shantazhit dhe ka denoncuar gjithçka tek karabinierët, të cilët kanë organizuar takimin për dorëzimin e parave dhe kanë arrestuar në flagrancë dy shqiptarët Klevis Musta, 23 vjeç dhe Marsel Renja, 28 vjeç.

SHANTAZHI
Dy të rinjtë kanë shkuar pasditen e së premtes në shtëpinë e 82-vjeçarit në Chiaramonte, duke e akuzuar se kishte ngacmuar seksualisht gruan e njërit prej tyre dhe duke e kërcënuar që t’u jepte sa më shpejt shumën cash prej 5 mijë eurosh, pasi në të kundërt do ta bënin të paguante.

Që nga ai moment, dy shqiptarët kanë nisur të përndjekin të moshuarin me telefonata me ton kërcënues, duke i kërkuar me insistim shumën e kërkuar.

Pensionisti i është drejtuar Karabinierëve, duke denoncuar dhe rrëfyer gjithë atë çfarë kishte kaluar dhe për çfarë e akuzonin. 82-vjeçari ka treguar se kishte shoqëruar me makinë një vajzë shqiptare që kishte mbetur në rrugë dhe menjëherë më pas ishte afruar nga dy djem që e kishin kërcënuar për të paguar shumë e parave duke i lënë edhe një vend takimi.

atëherë të dy janë inundating thirrjen e vjetër, po kërcënon tonin, mall shumën e rënë dakord. Shtëpia konvikt është trajtuar në mënyrë të shpejtë karabinierëve, duke denoncuar atë që ai kishte pësuar, dhe se si të rreme ai u akuzua: The 82 vjeçar, në shoqërinë e një mik, në mëngjes i kishte dhënë një udhëtim në një vajzë shqiptare mbetën të bllokuar dhe shpejt pas ishte iu afrua nga dy djemtë që e kishte kërcënuar atë duke e detyruar atë të paguajë shumë të madhe parash për të bërë në Contrada Coffa SS. 514.

KURTHI
Pas denoncimit karabinierët i kanë ngritur një kurth dy të rinjve shqiptarë në vendin ku ishte vendosur dhënia e parave.

Nga një autovetura kanë zbritur dy shqiptarët. Pasi kanë folur me ‘viktimën’, kanë marrë një zarf ku ndodheshin paratë. Karabinierët civilë të fshehur mes njerëzve kanë ndërhyrë befas dhe i kanë bllokuar duke rikuperuar edhe kartëmonedhash që vetë ata i kishin fotokopjuar për të provuar shkëmbimin.

Dy shqiptarët sipas mediave lokale janë pa precedentë penalë. Ata janë dërguar në kazermë dhe pas procedurave rutinë do të dërgohen në burgun e Ragusas në pritje të gjykimit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here