Lista e 100 zyrtarëve të korruptuar, Petrit Vasili i përvishet Ramës: Bëj një gramë punë or damlla!

0
458

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar mjaft ashpër ndaj kryeministrit, Edi Rama lidhur me publikimin e një liste me emrat e 100 zyrtarëve të dyshuar si të korruptuar.

 

 

Me anë të një reagimi në rrjetin social “Facebook”, Vasili nuk i ka kursyer epitetet si “damlla” apo “kujë kryeministër” duke kërkuar nga Rama të heqë dorë nga fletërrufetë e të bëjë ndonjë gramë punë.

STATUSI I PLOTË I PETRIT VASILIT
Shumë i lodhur ky kryeministri ynë, damlla i tëri, vetëm me llogje pazari e me fletë rrufe do e kalojë jetën ky, jo e tha jo s’e tha, bëj një gramë punë or kryeministër, se edhe ata që shpikën fletë-rrufetë në fakt bënin hekurudha dhe elektrifikonin vendin, thanin këneta etj. etj., kurse ky kuje kryeminister ecën nga asgjëja drejt hiçgjësë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here