Tjetër video denoncuese nga Mesila Doda: Ja si ikin në ‘drejtim të paditur’ votat e PDIU

0
209

Nëpërmjet një statusi në facebook, Mesila Doda ka postuar videon e dytë, ku dëshmohet vjedhja e votave të PDIU në Tiranë.

Doda paralajmëron se ky është vetëm një prej shumë provave të tjera që do t’i paraqiten publikut në ditët në vijim.

“Siç e premtuam… akti i dytë i numërimit “korrekt“ në mes të Tiranës. Vota e PDIU ikën në drejtim të paditur… Është vetëm një prej shumë akteve që do ndiqni ditët në vazhdim… S’keni parë gjë akoma…”, shkruan Doda.

Ky është denoncimi i dytë i faktuar me pamje filmike që Doda bën në harkun kohor të 24 orëve, ndërsa edhe sipas deklaratës për shtyp të mbajtur nga Shpëtim Idrizi provat që PDIU posedon janë të shumta.

Video e vjedhjes së votave të PDIU po bën xhiron e rrjeteve sociale, ndërsa të shumta janë edhe figurat politike që kanë denoncuar këtë shkelje të rëndë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here