Pastrim parash, gjobiten 5 banka në Shqipëri. Ja cilat janë. Bankat tregtare, kërkojnë heqjen e gjobave

0
355

Të paktën 5 banka tregtare janë gjobitur nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave nën akuzën e mosrespektimit të procedurave të ligjit për paratë e pista.

Të pesta subjektet e kanë kundërshtuar masën administrative të vendosur nga ana e këtij institucionin dhe kanë ngritur kundër tij padi në gjykatën administrative.

Ato janë Banka Raiffeisen, Banka Amerikane e Investimeve, Banka Kombëtare Tregtare, Banka Kombëtare e Greqisë dhe Union Bank.

Nga akt paditë mësohet se shumat e gjobave arrijnë deri në 1 milionë lekë të reja. Subjektet kanë kërkuar nga Gjykata Administrativin shfuqizimin e ndëshkimit të vendosur nga Drejtoria e pastrimit të Parave, si dhe heqjen e masës së gjobës.

Bankat tregtare janë subjekte që detyrohen me ligj të raportojnë tek autoritetet e specializuara çdo rast të dyshuar për pastrim parash apo financim të terrorizmit.

Ato duhet të mbledhin informacione të mjaftueshme për rastet e dyshimta për të kuptuar plotësisht burimet e financimit, natyrën e veprimtarisë, si dhe të raportojnë çdo rast në Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave.

Scan Tv

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here