Kreu i KQZ-së, Klement Zguri në një konferencë për shtyp deklaron se nga sot nuk mund të kontestohet më asnjë tabelë përmbledhëse për rezultatin e zgjedhjeve të përgjithshme.
Sipas tij, deri më tani janë tre forca politike që kanë kontestuar rezultatin.
“PDIU e ka kontestuar tabelën përmbledhëse të rezultatit për qarkun Tiranë, PD për qarkun Berat dhe PS tabelën përmbledhëse të qarkut Tiranë.
Tabelat për qarqet e tjera nuk mund të kontestohen më. Asnjë kërkesë nuk mund të depozitohet më për pavlefshmëri”,- tha Zguri.
Gjatë deklaratës së tij, kreu i KQZ-së, Klement Zguri ka kërkuar gjithashtu edhe përfundimin dhe zbardhjen e të gjitha krimeve zgjedhore, që u raportuan gjatë ditës së zgjedhjeve.