U kap me kokainë në Itali, gazetari shqiptar: Çfarë më detyroi të zgjidhja atë rrugë

0
324

Pak muaj më parë Aurel Kodheli u arrestua nga policia italiane pasi u kap në Sabie D’Oro me disa doza kokaine në xhep dhe një sasi të vogël monetare.

 

 

23-vjeçari u cilësua nga mediat italiane si trafikanti i varfër pasi i gjetën në xhep 60 € dhe 36 gramë kokainë të ndarë në 15 doza. Kokaina kapte vlerën e 3 mijë eurove dhe u dënua me 1 vit e 8 muaj burg.

Pas bërjes publike të lajmit të arrestimit të tij, mësohet se Aureli kishte përfunduar studimet për Gazetari, ndërsa vështirësitë ekonomike dhe ndarja nga jeta e vëllait e detyruan t’i hynte trafikut të drogës.
Aurel-Kodheli
Pasi ka arritur të dalë nga burgu, ai ka shfaqur shenja pendese dhe ka një mesazh për të gjithë të rinjtë.

Pershendetje! Mua me gjeten 60 euro dhe 36 gram qe kapte vleren 3 mije eurove.

Do t’ju falenderoja shume nese do e postonit sepse me vjen zor te vij ne Shqiperi nga shoqeria dhe nga profesorët, sidomos nga Aleksander Cipa dhe Lutfi Dervishi, qe kane shkuar dhe ne shtepine time kur me kapen.

Si denim baze mora 1 vit e 8 muaj. Bera 3 muaj e 10 dite brenda dhe mora 6 muaj pena sospeza dmth brenda 6 muajve te mos bej gje sepse po bera paguaj te paren dhe te dyten. Mezi dola me dy avokatë pasi per te tilla krime ne kete vend merr 4 vite, vetem se je ne Sicili… ligji i Mafias.

Po bej pak dite qe kam dale. Arsyeja e vetme pse e bera ishte se kisha probleme ekonomike, me duheshin leke per te perfunduar universitetin. Nuk dua te jem i turperuar per nje gabim nga halli. Un kam mbaruar shkollen e gazetarise ne Tirane por halli me coi deri ne kete pike“- shkruan Aureli.

Gazetari e ka përjetuar shumë keq periudhën kur ka qenë në burg dhe shpreson që të gjithë t’i kuptojnë arsyet pse e ka kryer atë vepër penale. Fatmirësisht Aureli tashmë gjendet i lirë dhe do i kthehet jetës së mëparshme. 23-vjeçari shpreson se me anë të gabimit të tij do mësojnë shumë të rinj dhe për këtë ai i drejton një mesazh:

E dini qe njerezit zakonisht vdesin ne moshen 26 vjec dhe nuk varrosen pa vajtur 70 vjec. Dua t’i jap nje keshille gjithe te rinjve qe mendojne se mund te bejne leke me pune te pista: “Mos shkaterroni te ardhmen me nje aventure momenti sepse pendimi mbrapa nuk vlen.

Shembulli tipik: Une mbarova universitetin dhe mendova se ishte me mire te beja dicka te tille sesa te lutesha per nje vend pune dhe perfundova ne burg atje ku te ndalojne dhe te enderrosh, tani dola por turpi qe ndjej brenda vetes eshte i paimagjinueshem e gjithe perpjekja e prinderve per te qene model shkoi dem per nje shaka te mendjes, uroj qe te mendoheni mire para se te gaboni. Rrespekte”- i shkruan ai JOQ.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here