Tiranë, shpërthim i fuqishëm në katin e parë të një pallati te zona e ’21-dhjetorit’

0
260

Në orët e para të mengjesit të sotëm, një shpërthimi fuqishëm ka ndodhur në një pallat te zona e 21-dhjetorit në rrugën “Muhamet Gjollesha” pranë komisariatit nr. 2 në Tiranë. Gazetari Mariglen Mërtiri raporton për “BalkanWeb” se shpërthimi ka ndodhur në katin e parë të një pallati më saktësisht në një biznes. Aktiviteti i biznesit privat është “Fast Food”, dhe ndodhet në katin e parë të pallatit. Nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale, dhe sipas policisë shpërthimi ka ndodhur si pasojë e një rrjedhje të një impianti gazi, në kuzhinën e këtij fast food.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tiranë
Paraprake
Më datë 08.07.2017, rreth orës 04:20, në numrin e emergjencave civile 112, ka ardhur njoftim për shpërthim përball inxhinieria së ndërtimit.
Menjëherë në vendin e ngjarjes janë nisur Shërbimet e Policisë të cilët kanë konstatuar një dyqan ushqimi të shpejt i cili ishte i dëmtuar.
Nga hetimet paraprake rezulton se shpërthimi ka ndodhur si pasojë e një rrjedhje të një impianti gazi, në kuzhinën e këtij fast food.
Grupi hetimor po punon për saktësimin dhe dokumentumin e ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here