Vrasja e Gaz Çollakut, Denis Shtraza: Isha në Tiranë kur ndodhi. Lidhja ime me Dalipajn

0
193

Denis Shtraza, i akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut më 6 janar 2016 në Durrës, ka mohuar sot në sallën e gjyqit se ka lidhje me ngjarjen. Shtraza ka dhënë edhe një alibi duke pohuar se ka qenë në Tiranë kur ka ndodhur vrasja.

 

 

“Nuk kam asnjë lidhje me vrasjen e Çollakut. Me atë jam njohur në burg por s’kisha përplasje. Kur u plagosa në 2013, nuk kam fajësuar Çollakun”, ka thënë Denis Shtraza në seancën e sotme.

Ai ka treguar gjithashtu edhe për lidhjen me ish-shefin e krimeve të vrarë tashmë Ervin Dalipaj, gjithashtu i akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut.

“Me Ervin Dalipajn jam njohur në Durrës, kishim një plazh privat. Kur u vra Çollaku kam qenë te 21 dhjetori në Tiranë. Takova Ervin Dalipajn dhe ikëm në Durrës. Për gjurmët e gjakut dhe telefonat nuk di asgjë”, ka deklaruar Shtraza.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here