Ndërtimet mbi lulishten/ Banorët dhe aktivistët para zyrës së Veliajt: Parku i yni jo i pushtetarëve

0
160

Banorët dhe qytetarë të shumtë janë mbledhur bashkë para Bashkisë së Tiranës për të ndaluar ndërtimet të cilat po ndërtohen mbi lulishten tek ish-parku i autobuzëve. Kjo është protesta e katërt nga këta banorë, por e para që mbahet para bashkisë.

Banorët e zonës edhe pjestarë të shoqërisë civile  kundërshtojnë prishjen e lulishtes dhe lejimin e ndërtimit të një kompleksi pallatesh. Protestuesit thërrasin “Duam pemë, duam parqe, jo beton për pallate” dhe “Parku është i yni, jo i pushtetarëve”.

Ata kërkojnë takim me kryebashkiakun Erion Veliaj.

https://www.facebook.com/qytetaretperparkun/videos/1770791266546211/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here