Kokëdhima: Ju tregoj planin mafioz të Ramës , për të mbushur vendin me plehra

0
198

Dy ditë më parë, kryeministri Rama riktheu edhe njëherë vëmendjen tek importi i mbetjeve. Edhe pse e kishte ndaluar diçka të tillë pas protestës madhore qytetare, duket se Rama nk ka hequr dorë nga importi i plehrave.

Kryeministri e justifikoi importin e tyre si një miratim i legjislacionit të BE-së. Për këtë deklaratë të bërë në mediat franceze, kryeministri u kritikua dhe u akuzua nga ministrja e integrimit Klajda Gjosha, ku shprehet se Rama thjesht po fshihet pas BE-së.

Sot Rama është ‘kryqëzuar’ edhe nga kreu i partisë ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima

Në një deklaratë për mediat, Kokëdhima ka dekonspiruar planin e Ramës për të mbushur vendin me mbetjet e Europës.

Reagimi i Partisë “Zgjidhja”

Pa bërë ende betimin para Kuvendit, pa mbajtur ende fjalimin e politikave publike që do të zhvillojë gjatë mandatit të dytë, dhe pa shpallur ende qeverinë e re, kryeministri Rama, ka nxitim në formë makthi, si t’i hapë rrugë importit të plehrave.

Me kokën e tij, pa pyetur njeri, me një përbuzje të pashoq për opinionin publik vendas, ai ia rezervoi një stacioni të huaj televiziv, vendimin më delikat që mund të merret në Shqipëri në lidhje me importin e plehrave. Zgjidhja denoncon orvatjet e kryeministrit për ta justifikuar importin e mbetjeve me legjislacionin europian.

Komisioni Europian është shprehur se Shqipëria nuk e ka infrastrukturën e nevojshme për monitorimin, kontrollin dhe raportimin e mbetjeve të importuara. Rama ende nuk ka marrë rezultatin e hetimit mbi mijëra tonelatat e plehrave të rrezikshme që kanë hyrë nga Durrësi për gjoja tranzit në Maqedoni dhe që s’kanë dalë kurrë nga territori shqiptar.

Atij s’i interesojnë këto hetime, po ku të groposë helmet e huaja në tokën tonë. Edi Rama s’paska marrë mësime nga e kaluara e afërt. Ai e kishte edhe shumicën me “1 milion” vota me 2013 dhe vrapoi t’u bënte peshqesh shqiptarëve armët kimike siriane.

Pastaj edhe të kërkonte të kalonte në parlament ligjin për importin e mbetjeve me pretekstin se po falimentonte industria ricikluese. ZGJIDHJA do të luftojë përkrah shqiptarëve me çdo mjet që ky projekt ogurzi të bllokohet dhe anulohet njëherë e përgjithmonë!

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here