Parashikimi i motit për sot, sërish do të ketë shira lokalë. Ja zonat

0
147

Edhe dita e hënë do të karakterizohet nga kushte të qëndrueshme të motit, duke bërë që kthjellimet të jenë dominante. Herë pas here do të ketë zhvillim të vranësirave konvektive, duke rrezikuar shira afatshkurtër, më të mundshme në ekstremin verior të vendit.

Parashikohet që edhe orët e pasdites të vijojnë me të njëjtat kushte atmosferike, për pasojë i gjithë territori i vendit do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta.

Temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime të dukshme duke ruajtur të njëjtat vlera të tyre konstante.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi veriperëndimor, për pasojë në det do të gjenerohet dallgëzim deri në 2 ballë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here