Denoncimi/ “Tërmet Peçi ka ndëshkuar Memaliajn me 1 orë ujë në ditë, prokuroria ta hetojë”

0
377

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar sot kreun e Bashkisë së Memaliajt Tërmet Peçin, duke e akuzuar për mungesën e ujit të pijshëm në qytet.

 

 

Duke iu referuar mesazhit të një qytetari dixhital, Berisha thotë se Memaliajn e kërcënon një epidemi e rëndë për shkak të kushteve higjienike të këqija, nga ndërprerja e ujit të pijshëm.

Sipas tij shkak për situatën është keqmenaxhimi i situatës nga “Tërmeti i Partisë”.

STATUSI I BERISHËS
Gjendje katastrofë për ujë të pijshëm në Memaliaj!
Tërmeti ndëshkon qytetin me vetëm 1 orë ujë në 24 orë!
Të dashur miq, qytetin e Memaliaj e kërcënon realisht një epidemi e rëndë për shkak të kushteve higjienike shumë të këqija që ka krijuar ndërprerja pothuaj e plotë e ujit të pijshëm nga Tërmeti i Edi Ramës.

Nuk ka dyshim që thatësira ka ndikuar shumë në burimet e ujësjellësit të Tepelenës, por shkak më kryesor është keqmenaxhimi i tij dhe qëndrimi i papërgjegjshëm i Tërmetit të Partisë, që e ka mendjen jo tek furnizimi me ujë i qytetarëve por arave të kanabisit.

I bëj thirrje prokurorisë të nisë hetimin menjëherë për të nxjerrë shkaqet dhe përgjegjësit e vërtetë të situatës tejet kërcënuese për shëndetin që kalojnë banorët e qytetit Memaliaj.

Lexoni përshkrimin e gjendjes nga qytetari dixhital! sb
“Do ju lutesha shumë të vinit në Memaliaj për një investigim sepse ka ndodhur një skandal midis Memaliajt dhe Tepelenës, ujin Memaliaj që e merr nga Tepelena dhe ka dy muaj nuk e lejon më 24 orë por vetëm 1 orë në ditë isha dje në një lokal te taverna s*** në Memaliaj porosis një kriko tha nuk kam sepse s’kam ujë të laj gotat ok mora një birrë të mbyllur dhe shkova pas pak në tualet aty ishte një erë dhe një pisllëk pa fund bleva ujë që lava duart sepse nuk kishte as për duart jo me t’i hidhje banjës. Jemi qytet që rrethohemi nga uji dhe është skandal në 2017 mos të kesh kushtin e parë jetik ujin. Bëni diçka se po na marrin shpirtin këta matrapazët Tërmet Peçi dhe Arben Kaçorri”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here