Banka e Shqipërisë: 70% e investimeve, vijnë nga projektet e qeverisë Berisha

0
286

Ndonëse ka 4 vjet që pushteti nuk është më i qeverisë së udhëhequr nga ish-kryeministri Sali Berisha, sërish janë projektet e kontraktuara gjatë asaj qeverisje.

Në një raport të fundit të publikua nga Banka e Shqipërisë, nga tremujori i dytë i vitit 2016 deri në tremujorin e parë të vitit 2017, Shqipëria ka tërhequr 994.3 milionë euro investime, por ndryshe nga sa qeveria Rama e trumbeton si sukses të saj, rreth 70% e këtyre investimeve vijnë nga projektet e nënshkruara nga qeveria paraardhëse, shkruan hashtag.al

Thënë ndryshe janë 691.3 milionë euro që vijnë nga gazsjellësi TAP dhe Kaskada e Devollit, dy projekte këto të qeverisë Berisha.

Por poashtu pak ditë më parë drejtoresha e INSTAT, Delina Ibrahimi, deklaroi se “aktiviteti i ndërtimit pati rritje me 14.06%, i ndikuar nga investimet publike dhe investimet private të lidhura me projektin TAP”. Përkthyer në një gjuhë më të kuptueshme, kjo do të thotë se jo vetëm investimet e huaja, por edhe rritja e ekonomisë vjen si rezultat po nga projektete e qeverisë paraardhëse.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here