2 korrik1990- 2 korrik 2017: Arratisja, e vetmja alternativë për shqiptarët

0
254

Nga Nebil Çika

Sot është përvjetori  i 2 korrikut  1990 dita kush shqiptaret pasivisht u futen ne ambasadat  perëndimore në Tiranë  me synimin për tu arratisur nga vendi ne në diktaturën komuniste gje qe konsiderohet si goditja me e madhe që mori pushteti komunist  ne 45 vjetet e sundimit te tij te egër ne Shqipëri . Sot 28 vjet me vone shqiptaret janë  sërish përballë te njëjtës dhe te vetmes alternative ; Të arratisen nga vendi  për ti shpëtuar qeverisë . Sipas një sondazhi  ndërkombëtar  rreth 500 mije shqiptarë të mbetur në Shqipëri duan te ikin nga vendi , Ne katër vite te  kësaj qeverisjeje 200 mije te tjere kane kërkuar azil ne vendet evropiane ndërkohe që  vetëm për lotarinë amerikane ne vitin 2017  aplikuan  me shume se 200 mije te tjerë     Dhe nuk ka si të ndodhë ndryshe   . Shqipëria si shtet , qeveri e politike ka ndryshuar pak apo aspak nga ato dite .Ka ndryshuar vetëm forma  e regjimit dhe orientimi  i  formal  tij nga lindja ne perëndim  palët  pushteti dhe populli kane ngele te pa ndryshuar . Komunistët  ishin atëherë ne pushtet  ato apo bije e tyre janë sot . Atëherë kontrollonin , pronat , pagrate publike   ekonomi te grabitura  në emër te shtetit  e pushtetit sot i kane  jo vetëm  qe i kanë grabitur  por edhe i kanë privatizuar ato, Nuk ka  formalisht  burgje , internime e përndjekje  politike zyrtare por ata qe përndiqeshin dje  me forma te tjera përndiqen dhe sot .

“Agjitacioni e propaganda”, neni famëkeq 55  vazhdon te aplikohet  me forma te tjera ,e te sofistikuar , me “demokratike” .  Ne se je , ne se flet , ne se vepron kundër pushtetit e  qeverise je automatikisht  i penalizuar . Largohej nga puna  ne se je ne administrate , sulmohej nga tatimet  dhe organizma te tjera shtetërore  në se  ke biznes privat, te pritet asistenca ne se je i papune etje .Edhe  vrasja është ne fuqi , me te vetmin ndryshim me  1990, bëhet pa gjyq  , me vrasës me pagese , me bomba me telekomandë , aksidente  rrugore te çuditshme  etje . Kemi pare ne këto vite vrasje e vdekje enigmatike te politikaneve , bankiereve  biznesmenëve, gazetareve  te gjitha te pa zbardhur e pa autorë.

Oligarkia  ne pushtet  është pa ajo e 28 viteve me pare jo vetëm si linje e trashëgimi  politike por edhe juridike e gjenetike. Janë  te njëjtët emra si atëherë , Hoxha, Koleka , Beqa , Bushati ,Gegëprifti ,Gjermeni. Çuci ,Ruçi  etje.   Nuk ka formalisht  zgjedhje te dhunshme një partiake  por partia në pushtet  i blen  e i vjedh  ne mes te ditës  votat që  i duhen për te garantuar pushtetin .  Drogën dhe trafikun e saje  nuk e kultivon e trafikon me shteti si atëherë por pushteti . Shqipëria vazhdon te jete si atëherë vendi me i i varfër e me  problematik i Evropës qe si atëherë vazhdon te beje sehir  shtypjen e mjerimin  popullit e kombit me te vjetër te saje . Kësaj radhe nuk na ka dhënë çim ndërkombëtar për ushqimin por na kane hequr r vizat  e përkohshme me vendet Shegen e kanë bere kandidat për anëtarë në BE ,  gjë që

Nuk jemi  me anëtare  te Traktit te Varshavës  por  te NATO-s por përfaqësuesit  tanë atje janë te njëjtët emra , ka ndryshuar për shkaqe natyrale transferimi i pushtetit nga etërit e vdekur apo te plakur te bijtë e rinj e te sofistikuar . Kostumet e renda  e serioze lindore  te tyre janë zëvendësuar xhinse  apo kostume  modernë mëndafshi, veshjet e firmave me te njohur e me te shtrenjta perëndimore. Udhëtojnë jo me xhipa rus e kinezë  por me mercedezë te prodhimeve te fundit, por nën to janë e ngelen pa ata qe i bene e po i bëjnë gjëmën këtij populli e kombi  prej 70 e kusur vjetësh .

E vetmja gjë qe ka  ndryshuar tërësisht  është qëndrimi i palëve  qeveri shqiptare – vende  perëndimore  për ikjen artisjen. Nese atëherë ishte qeveri shqiptare  qe nuk te linte te ikje , te vriste ne kufi , te arrestonte , te burgoste e te internonte  ty dhe familjen  vetëm se  mendoje te arratiseshe , tani është qeveria ajo  që  me keqqeverisjen e sajë po stimulon arratisjen e sa me shume shqiptareve. Tani që ai  qe mundohet ta ndaloje këtë hemorragji  kombëtare është perëndimi euroatlantik . Ashtu si ne 1990 shqiptarët  qe ja mbërrijnë te  shkojnë deri ne Gjermani apo vende te tjera te BE-se mbyllen ne kampe  refugjatesh  dhe  shumica dërmuese e tyre rikthehem me dhune ne Shqipëri. Kjo  mund te thuhet se e ka frenuar disi  hemorragjinë kombëtare te arratisjes nga vendi  por nuk ka mundur  ta heq atë alternativën ,mundësinë e vetëm  që shumica  jone e sheh si zgjidhe .

Sigurisht qe Shqipëria ka edhe ndryshime  ekonomike , teknike politike e shoqërore ne këto 27 vjet qe nga 2 korriku 1990 por ato nuk kanë mundur te ndryshojnë  esencën thelbin e problemit, faktin qe shumica e shqiptareve duan të ende arratisen nga ky vend Ka edhe një pjesë qe duan te rrini do te thoni ju . Po,sigurisht  edhe atëherë në kushtet  kriminale te diktaturës  me te egër ne Evropë kishte një pjese , një  pakice shqiptarësh që nuk donin te iknin  , nuk  kishin nevojën te artiseshin  si miliona te tjerë,sundimtaret  e këtij vendi , gjë që po ndodh edhe sot

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here