“Shqipëria kthehet me vite prapa”, fillojnë kufizimet e energjisë elektrike

1
247

Temperaturat mbi 40 gradë celsius kanë detyruar edhe kompaninë e shpërndarjes së energjisë që të ngrejë grupet e punës në të gjithë Shqipërinë për të riparuar defektet që vijnë nga ngarkesa e rrjetit dhe nxehtësia. Janë 1500 punonjës të shpërndarë në të gjitha qytetet e vendit për të bërë rregullimin e avarive, ndërsa ka filluar zbatimi i planit të masave për institucione të rëndësisë së veçantë si spitalet, policia dhe ujësjellësit.

Për të gjithë institucionet jetike, OSHEE është detyruar të bëjë lidhje paralele në mënyrë që të garantohet furnizimi i pandërprerë me energji. Kompania u bën thirrje konsumatorëve që të ulin konsumin e energjisë dhe të evitojnë përdorimin e pajisjeve elektroshtëpiake gjatë orëve të pik-ut. Një ditë më parë i gjithë qyteti i Përmetit mbeti pa energji elektrike, për shkak të mbingarkesës së rrjetit dhe nxehtësisë që u shkaktua në rrjet nga moti.

Përveç këtyre defekteve, ditët e fundit, punimet e hapura nga institucionet publike në Tiranë dhe disa qytete të tjera kanë sjellë dëmtim të rrjetit të furnizimit me energji dhe kanë lënë banorët pa drita për disa orë. OSHEE ka kallëzuar penalisht të gjitha firmat private qe sipas saj që janë përgjegjëse për dëmtimin e rrjetit elektrik. Thatësira e këtij sezoni dhe prurjet minimale në kaskadën e Drinit kanë bërë që prej nje jave OSHEE ka nisur importin energjisë ku vetëm për korrikun kostoja shkon 17 milionë euro.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

  1. PO ME DUKET PAK.KY POPULL E BERI PROVE PARE KATER VITEVE.KU NJE THES ME MIELL NE KEMBIM TE VOTES U KONVERTUA NE MILIONA LEK NGA GJEPI.PO MIRE TE NA BEHET.
    NJGJE SPO MARR VESH PROPOZOHET PER KRYETAR KUVENDI NJE ISH MINISTER I NOMEKLATURES ME TE CMENDUR NE EUROPE DHE ME GJAKPIRESE PER45 VJET.PO MIRETE NA BEHET.NUK PO KUPTOJ ASNJE FJALE DO VENDES KETE PER INATE TE LSI DO VENDOS KETE PER INATE TE PD ME NJE FJALE PER INATE TE VJERRES DO DJEG JORGANIN.PO MIRE TE NA BEHET.KANE FILLUAR MBARE POR DIJE O POPULL: SE PER TY MOS TE SHKOJE NEPER MEND SE DO MENDOJNE PER AS NJE FRAGMENT TE SEKONDES.PO MIRE TE NA BEHET.VARINI MELQIT UJKUT NE QAFE!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here