Jo ‘betejë’ mes humbësve dhe humbësve!

1
203

 Nga Artan Fuga
Kushtetuta që kemi ka sjellë degradimin politik, degjenerimin e sistemeve qeverisëse, autoritarizmin dhe përjashtimin e qytetarit nga pjesëmarrja.

Kur dikush thotë sot se çdo kërkesë për ta ndryshuar këtë kuadër kushtetues me një model tjetër, pra me një “republikë të re”është “kërkesë marksiste”, sikurse ndodhi te emisioni i z. Ylli Rakipi, “Të Paekspozuarit”, atëhere kupton se sa e ndërlikuar është gjendja që shfaq në publik, Partia Demokratike.

Dashje pa dashje kjo tregon mosnjohje të historisë, marrje në mbrojtje të një sistemi ku deputeti është një shkruajtës, skrib, i vendimeve të qeverisë dhe Kuvendi rregjistrues i vendimeve të partive politike.

Kështu ka rrezik të mos kemi veçse një përplasje mes humbësve të 2017 dhe humbësve të 2013!

Modelet e demokracisë janë nga më i ulti te më i larti, ku kalimi nga një model te tjetri është një nga vlerat e mëdha që na vjen qysh nga mendimi i Aristotelit, Makiavelit, Hobessit, e deri te mendimtarët dhe politikanët e sotëm.

Në historinë politike të demokracive të mëdha europiane ka një evoluim disa shekullor të modeleve republikane! Republika të para, të dyta, të treta, të katërta, të pesta, etj.

Teknologjia sociale pasi e përdor një model, e konsumon atë dhe përqafon një model më të lartë.

Po vazhdoi kështu atëhere rrezikojmë tëmos kemi veçse humbësit e kohëve të ndryshme do të debatojnë me njeri tjetrin se kush është më shumë humbës !

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here