Petrit Vasili jep dorëheqjen nga drejtimi i LSI pas rezultatit në zgjedhje ku forca që ai drejton doli e treta dhe jo e para siç premtohej. Ne orën 14:00, Vasili në një konferencë për shtyp, komunikoi arsyet e një vendimmarrje të tillë.
“Për ti dhënë një rol tjetër LSI në opozitë kam vendosur të jap dorëheqjen. Unë kam vendosur të drejtoj grupin parlamentar të LSI-së. Ky do të jetë një front i madh në Parlament. Ndërsa fronti tjetër do të jetë te qytetarët”,- tha Petrit Vasili.
Vasili bëri të ditur dhe emrin që do të kandidoj për kryetar i LSI. Ai tha se Monika Kryemadhi do të jetë emri i që do kandidoj për postin e Kryetarit. “Konventa e LSI do të mbahet të mërkurën e ardhshme për të marrë vendimin politik”,- u shpreh Petrit Vasili.
Kreu i LSI-së tha se riorganizimi i partisë në opozitë është i domosdoshëm. “ LSI merr një rol të qartë në skenën politike të vendit. Rilindja e një opozite të re nis që tani. LSI do të jetë në gjendje tu jap përgjigjen e duhur çështjeve kryesore që ka sot vendi”,- tha Vasili.
Vendimi i papritur i Vasilit është dhe tregues i një përgjegjshmëri të lartë politike. Në thuajse të gjitha zgjedhjet e zhvilluara vitet e fundit, drejtuesit e PS dhe PD edhe pse kanë pësuar disfatë elektorale nuk kanë dhënë dorëheqjen nga drejtimi i partisë.
Kështu ndodhi në vitin 2009 me humbjen e Edi Ramës kështu ndodhi dhe këtë vit me humbjen e PD-së. Qëndrimi i Vasilit është një standard i ri, të cilin LSI-ja po e vendos si rregull në politikë.
https://www.facebook.com/levizjasocialisteperintegrim/videos/1620020048011247/