Ekzekutohet biznesmeni në Tiranë, arrestohet një nga autorët e dyshuar

0
275

Rreth 60 minuta pas vrasjes së ish-pronarit të fabrikës së tullave në Vorë, policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e një prej autorëve të dyshuar të ngjarjes.

Rreth orës 10:00, në një lokal pranës stadiumit “Selman Stermasi”, dy persona kanë qëlluar me armë zjarri ndaj Tefik Hykës.

Ky i fundit mësohet se ndodhej në lokal në shoqërinë e një femre.

Autorët e ngjarjes kanë qëlluar në drejtim të tij, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme me një plumb në kokë, e më pas janë larguar me motor.

Sakaq, uniformat blu janë vënë ndjekje të tyre, dhe kanë bërë të mundur ndalimin e njërit prej tyre, si dhe kanë sekuestruar motorin e përdorur nga autorët.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here