Vijon numërimi i votave në Kavajë për zgjedhjen e kryetarit të Bashkisë.
Sipas rezultateve të fundit, janë numëruar 34 kuti.
Në krye me vota, është Dorian Murati, kandidati i Partisë Socialiste. Murati është në avantazh me 448 vota ndaj kandidatit të PD-së Isa Skaja.
Pas numërimit të katër kutive të fundit, PD ka ngushtuar rezultatin me 49 vota.
Renditja për 34 kuti të numëruara:
Dorian Murati (PS) – 4.022 vota;
Isa Skaja (PD) – 3.574 vota;
Maksim Kona (LSI) – 608 vota.