Manjani: Ky është i pari bast që fitoi Edi Rama

0
214
MANJANI NE KOMISIONIN PARLAMENTAR TE SIGURISE - Ministri i Drejtesise, Ylli Manjani, duke folur gjate nje mbledhje te komisionit parlamentar te Sigurise./r/n/r/nMANJANI AT THE PARLIAMENTARY SECURITY COMMITTEE - Minister of Justice, Ylli Manjani, speaks during a session of Parliamentary Security Committee.

Basti i fituar.

 

Ky është i pari bast që fitoi Edi Rama. Disa ditë më parë shkruajta që “nëse e fiton këtë bast, ta gëzojë Shqipërinë”! Sot e përsëris: Ta gëzojë Shqipërinë! Sukses nuk i uroj dot, sepse nuk fitoi zgjedhjet, por bastin! Nuk fitoi programi, por barcoleta! Nuk e fitoi kryeministrinë, por i mbeti në dorë! Ai donte të qeveriste vetëm, ja ku ja arriti kësaj dite! E ka të gjithë tepsinë për vete! Ta hajë deri sa të fryhet! E ardhmja?! Nuk e di! Askush se di! Dyshimet janë stërmunduese! Nuk pritet gjë e mirë! Idetë e rrezikshme të tij mbi demokracinë, liritë dhe sundimin e ligjit, vështirë të kenë pengesa! Shteti do jetë krejt në dorë të tij! Nuk ka më asnjë alibi që dikush po e pengon! Sa për blerjen e votave: jam i bindur që janë blerë! Me para në dorë dhe relativisht masivisht! Kanabis solli potencial te madh financiar! Por, fajin më së pari e ka ai që e shet votën! “Shitësi” i votës është shitësi i demokracisë. Ky është rregulli bazë i llogjikës. Të tjerat janë stërhollime politike e ligjore! Nëse njerëzit e shesin lirinë e demokracinë, ka mbaruar çdo logjikë e metejshme! Blerësit ndjehen “legjitimë” ti nxjerrin ujët e zi çdo gjëje! Kundërshtarët e Ramës duhet tē kërkojnë arsyet e kësaj gjendje tek vetja dhe jo tek të tjerët. E sigurtë është që fituesi kishte strategji më të mirë. Kërkimi i “fajit” tek sondazhet nuk ndihmon! Fakt është që sondazhini IPR Marketing dhe Ora News, me pak saktësime doli korrekt! Me rëndësi tani është organizimi i Shqipërisë opozitare! Pa opozitë diktatura monopartiake do ta ketë krejt të lehtë të bëjë çtë dojë! Duhet të kthejmë zgjedhjet në alternativë dhe jo në bast! Bastet i fiton gjithmonë pushteti!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here