Shitblerja e votës, ministri Demiraj nxjerr shifrat: 25 të arrestuar, 250 denoncime

0
154

Ministri i Brendshëm teknik, Dritan Demiraj deklaroi se 25 persona janë arrestuar nën akuzën e shit-blerjes së votës, ndërsa ka pasur rreth 250 denoncime.

“Sot në mëngjes kemi kapur një person me armë në Lezhë kemi 25 të arrestuar lidhur me shitblerjen e votës. Kemi 250 denoncime që po hetohen nga Policia e Shtetit”, deklaroi ministri.

Demiraj pohoi se në adresën e tij personale kanë ardhur shumë denoncime, ku disa prej tyre kanë qenë të vlefshme. Ai theksoi se të gjitha rasteve të denoncimit po i kushtohet rëndësi e veçantë, në të gjitha rastet denoncuesit po telefonohen dhe po kryhen hetimet.

“Ka me qindra. Disa janë të sakta, disa jo. Do duhet të kishim mijëra policë në dispozicion. Të gjitha denoncimet që kanë ardhur në adresën time janë marrë në telefon dhe po bëhen hetimet”, u shpreh ministri në emisionin “Kjo Javë” në “News 24”.

Dritan Demiraj pohoi se ministria që drejton dhe Policia e Shtetit po bashkëpunojnë sa i takon hetimeve për krimet elektorale, ndërsa masat në drejtimin e sigurisë janë marrë nga ministria e Mbrojtjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here