Itali/ Burg për 25-vjeçarin shqiptar, rrahu priftin dhe grabiti kishën(EMRI)

0
165

Është dënuar me 6 vite burg 25-vjeçari shqiptar Ardit Jakimi, që rrëmbeu priftin Antonio Pisani në kishën Sant’Anna në Itali, natën e 18 dhjetorit në vitin 2015.

Në momentin që prifti dilte nga kisha, ai u godit nga i riu me një kaçavidë të madhe. Më pas e tërhoqi priftin brenda në kishe, dhe i lidhi duart pas shpinës së tij me rripin e pantallonave.

Jakimi më pas kishte grabitur 300 euro, tre orë dore si dhe disa medalje argjenti. Ai u dënua për vjedhje, lëndim dhe rrëmbim. Prifti kishte mundur të lirohej, dhe për të shmangur daljen nga porta kryesore, përdori dritaren e banjos, dhe më pas kërkoi ndihmë tek disa fqinj. Ai u dërgua në spital me disa hematoma në fytyrë pas përleshjes me grabitësin shqiptar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here