Manjani: Tezat diktatoriale të Edi Ramës…

0
187

Nga Ylli Manjani

Tezat politike të hedhura në publik nga Kryeministri, që ka braktisur detyrën tashmë, janë teza diktatori.

I kemi dënuar kolektivisht në vitet ’90 këto teza që mbisunduan pushtetin dhe shtetin komunist. I quajtëm kolektivisht teza diktature dhe mbartësit e tyre (drejtues të PPSH dhe pushtetit atëherë) diktatorë.

Këto teza na i ri-sjell në vemendje dhe si alternativë politike Edi Rama.

Cfarë propozon Edi Rama?

  1. I gjithë pushteti të jetë i PS (nenkupto i tij). Në kushtetutën e shtetit komunist parashikohej roli udhëheqës i PPSH (sot PSSH). Partia ishte në shtet e në pushtet. Edhe Rama këtë do. Të jetë e vetme në pushtet e të drejtojë çdo gjë vetë; administratën, policinë, prokurorinë, gjykatat e madje edhe politikën.

Qeveria tashmë është shpallur Tepsi dhe si e tillë ajo duhet të mbajë ushqim të bollshëm për udhëheqjen. Populli ishte dhe mbeti te bari. Ky i fundit ushqehet me sallatë jeshile dhe canabis… pra bar!

  1. Gjykatësit dhe prokurorët që janë të pavarur nga vija e Partisë në pushtet, do Vettohen! Pra do largohen si të papërshtatshëm me vijën e partisë.
    Këtë lloj reforme di Edi Rama! Këtë gjë propozon në çdo rast: “po vjen vetting-u, për gjykatësit që vendosin kundër meje.” ” kush vendos kundër Ramës është i korruptuar” (Enveri i quante Kulakë, tradhetar, dezertorë sipas rastit). Rama i quan “vrasës me pagesë”. Asnjë dallim!
  2. Kush flet dhe mendon kundër pushtetit të udhëheqësit, ndëshkohet! Disa herë Rama mori nismen e rikthimin te kriminalizimit te Shpifjes dhe fyerjes. Një variant i kohës së sotme për Agjitacionin e Propagandën e kohës së shkuar. Por nuk e lamë! Sidoqoftë kushdo flet e mendon kundër tij, shpallet armik dhe ndëshkohet me çdo mjet që ekziston!
  3. Partitë e tjera quhen ose të mbushur me borgjezë e kulakë, ose me armiq të popullit e partisë. Këtë thotë çdo ditë Edi Rama, kur flet për tepsinë, duke harruar që është vetë shefi i tepsisë.

Pikpamjet e tij për partitë e tjera janë raciste dhe të dënueshme nga çdo konventë.

Oponenca quhet armike! Kjo shprehet në fjalët “llum” apo “kazan”…

Këto e të tjera që zoteria këput çdo ditë na kujtojnë vetëm diktatorët që duan të vendosin diktaturën.

Rama i ka të gjitha cilësitë e diktatorit, por ende i mungon sistemi (pushteti absolut dhe drejtësia). Këto po kërkon ti ketë.

Si të gjithë diktatorët zgjedhjet i quan bast. O i marr të gjitha, o i lë të gjitha! Tentoi ne 2009 me këtë bast, por e humbi! Të shohim këtë radhë!

Nëse merr 71 mandate i vetëm, ta gëzojë shqipërinë! Por nëse nuk i merr duhet ta lërë Shqipërinë!

Cilado parti që do ti jepte oksigjen këtij bastexhiu diktator, do tradhëtontë demokracinë!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here