FOTO/ Basha: Në të gjithë vendin, shqiptarët me lista borxhesh. Ekonomia e fortë zvogëlon varfërinë

0
125

Kreu i PD-së, Lulzim Basha vjen mëngjesin e sotëm me një tjetër mesazh për shqiptarët.

Pasi vë në dukje faktin se ekonomia është në nivele thuajse zero, Basha bën të ditur se në të gjithë vendin, shqiptarët nuk paguajnë dot as bukën e përditshme.

“Në Maliq, në Kamëz, në Delvinë, në Rubik, në Tiranë, në Elbasan e kudo nëpër Shqipëri kam parë listat e borxheve të mijëra familjeve shqiptare”, shkruan Basha në faqen e tij në Facebook.

Sipas tij, vetëm një ekonomi e fortë rrit të ardhurat dhe do të zvogëlojë varfërinë.

Ja çfarë shkruan Basha në Facebook:

Papunësia, pensionet e ulëta, çmimet e rritura kanë ulur fuqinë blerëse të qytetarëve. Më të varfërit nuk arrijnë të paguajnë as bukën e përditshme.

Në Maliq, në Kamëz, në Delvinë, në Rubik, në Tiranë, në Elbasan e kudo nëpër Shqipëri kam parë listat e borxheve të mijëra familjeve shqiptare.

Vetëm një ekonomi e fortë do të rrisë të ardhurat, do të rrisë punësimin, do të zvogëlojë varfërinë.

Këtë do të arrij me planin tim ekonomik, i cili do të sigurojë një të ardhme të sigurt për të gjithë. #EkonomieForte #Voto6

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here