Denoncimet për shit-blerjet e votës, ja sa vetë kanë dhënë informacione në 48 orë

0
188

Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj shtoi dje edhe një tjetër instrument për denoncimin e rasteve të shit-blerjes së votës apo dhe të përfshirjes së policisë në incidente elektorale apo në mbështetje të ndonjë partie, ndërsa sot burime të BalkanWeb mësojnë se në platformën telefonike 24-orëshe (069 413 7777 Whatsapp/Viber) kanë nisur raportimet e para.

Të njëjtat burime saktësojnë për BalkanWeb se kur kanë kaluar vetëm 48 orë nga instalimi i saj, ka pasur 45 informacione që janë marrë për verifikim nga strukturat e posacme të ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit.

Mësohet se për të gjithë ata që denoncojnë raste të tilla, ruhet konfidenca e plotë si dhe rasti trajtohet me përparesi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here