Kolegji Zgjedhor ka pranuar sot kërkesën e Lëvizjes Socialiste për Integrim lidhur me kërkesën e kësaj të fundit për të pasur numëruesin e tretë në KZAZ. Përfaqësuesi ligjor i kësaj cëshjte ishte ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i cili pohoi se tashmë vendimi i Kolegjit ishte kthim në shtratin ligjor.
“Ishte një kthim në shtratin ligjor, shtrat nga ku KQZ kishte dalë. Fakt është që për caktimin e numëruesve në mënyrë arbitrare kishte dalë nga shtrati ligjor, sot e riktheu në shtratin ligjor. Jam shumë i lumtur, i kënaqur që arritëm të motivojmë kërkesën tonë për të kthyer në shtratin ligjor numërimin. nuk është çështja sek ush do t’i shqyejë votat, ligji e thotë qartë se partitë politike kanë barrë për të emëruar një numërues. Kam autorizim t’ju them edhe në emër të LSI-së se numëruesit që i takojnë LSI-së do bëjnë detyrën e tyre publike si garant të votës. Rrisni minutat nën mbikëqyrjen e punës së KQZ-së”, tha Manjani.
***
KQZ hodhi më 14 qershor shortin për të përcaktuar anëtarin e tretë të numërimit, ku në tavolinat me numër çift do t’i përkasë LSI-së dhe në ato me numër tek PDIU-së.
Mbledhja për shortin e numërimit është shoqëruar me incidente. Partia Socialiste dhe ajo Demokratike do të kenë nga anëtarin e parë dhe të dytë në grupin e numëruesve. Nga ana tjetër është marrë vendimi që numëruesi i katërt të jetë në radhët e PR-së.