“Mos shpërndani lekë për fushatë” Pistoleta në kokë 33 vjeçares nga Lezha

0
180

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Dajç të Lezhës. Një 33-vjeçare dhe vëllai i saj janë kërcënuar me pistoletë që të mos shpërndanin para për fushatën elektorale.

Kallëzimi është bërë nga 33 vjeçarja me inicialet M.N, që ka thënë se njëri prej personave, nën kërcënimin e armës së zjarrit pistoletë i ka kanosur ata dhe familjarët e tyre, me motivin që mos të shpërndanin lekë për fushatë elektorale.

Njoftimi i Policisë

Në  datë  18.06.2017,  rreth  orës 14:50 në  sallën e  Komandimit  u  mor  njoftimi se  në  fshatin Gjadër,  Njësia Administrative Dajç, shtetasja M.N., 33 vjeçe, banuese në Gjadër është kanosur me armë zjarri nga disa persona.

Me të marrë njoftimin u ngrit grupi hetimor, i cili shkoi në vendin e ngjarjes dhe janë kryer veprimet e para proceduriale, si dhe është organizuar puna për të bërë të mundur dokumentimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje.

Nga tërësia e veprimeve të deritanishme rezulton se rreth orës 14:30, shtetasja M.N. së bashku me vëllain shtetasin  E.N., kur  po lëviznin me automjetin e tyre në  Gjadër janë ndaluar nga një mjet fuoristradë tip ‘Benz’, nga ku kanë zbritur 3 persona.

Sipas kallëzimit të shtetases M.N., njëri prej tyre nën kërcënimin e armës së zjarrit pistoletë i ka kanosur ata dhe familjarët e tyre, me motivin që mos të shpërndanin lekë për fushatë elektorale.

Nga veprimet hetimore rezulton se autorë të dyshuar të  kësaj vepre penale janë shtetasit:
– S.N. 19 vjeç, banues në Lezhë
– G.M. 21 vjeç, banues në Lezhë
– A.M. 24 vjeç, banues në Lezhë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here