I moshuari gjendet i vdekur në një hotel në Fier, ja dyshimet e para të policisë

0
243

Një 80-vjeçar nga Fieri është gjetur i pajetë në dhomën e një hoteli. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 09:30, ndërsa ka qënë personeli i hotelit që ka konstatuar se i moshuari kishte ndërruar jetë.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se shtetasi R.S, 80 vjeç ka humbur jetën si pasojë e një ataku kardiak.

Ka qenë stafi i hotelit në fjalë ata që kanë sinjalizuar policinë, e cila mbërriti në vendin e ngjarjes për të vijuar hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të vdekjes së të moshuarit.

Fier Informacion paraprak

Në datën 18.06.2017, rreth orës 09:30, në lagjen “Apollonia” Fier, në dhomën e një hoteli është gjetur i pajetë shtetasi R.S, 80 vjeç, banues në fshatin Dërmenas, Fier. Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një infarkti kardiak. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e kësaj ngjarje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here