Sot mblidhet Kuvendi, dy seanca të jashtëzakonshme njera pas tjetrës

0
132

Kuvendi do të mblidhet sot në dy seanca të jashtëzakonshme. Tek e para, për zëvendësimin e deputetes demokrate Jorida Tabaku nga komisioni ad-hoc për organet e Vetingut si dhe për betimin e Avokatit të Popullit. Tek e dyta, për miratimin e listës së kandidatëve për organet e Vetingut.

Pas kërkesës së një grupi deputetësh për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme, Meta ka lëshuar urdhrin për mbledhjen e Kuvendit sipas këtij rendi dite:

I. Seancë plenare ora 10:00 me këtë rend dite:

1. Projektvendimi “Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin e Kuvendit nr. 45/2017 “Për krijimin dhe përbërjen e Komisionit ad hoc me 12 anëtarë të përzgjedhjes së kandidatëve për institucionet e rivlerësimit, sipas ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”””, të ndryshuar”.

2. Projektvendimi “Për disa shtesa në vendimin e Kuvendit nr. 46/2017 “Për krijimin dhe përbërjen e Komisionit ad hoc me 6 anëtarë të përzgjedhjes së kandidatëve për institucionet e rivlerësimit, sipas ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë””, të ndryshuar”.

3. Betimi i Avokatit të Popullit.

II. Seancë plenare ora 14:00 me këtë rend dite:

1. Projektvendimi “Për miratimin e listës së kandidatëve të përzgjedhur për në institucionet e rivlerësimit sipas ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here