Berisha reagon ashpër ndaj Ramës: Zgjedhjet, farsë për të mbajtur atë kryeministër

0
182

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dënuar deklaratën e ditës së djeshme të kryeministrit Edi Rama, ku u bëri thirrje policëve që të bëjnë fushatë për partinë socialiste.
Berisha thotë se më këtë deklaratë, në Shqipëri zgjedhjen do të jenë një farës, për të mbajtur me çdo kusht Rama karrigen e kryeministrit.

Reagimi i Berishës:

Ne narko-republiken e Norieges, zgjedhjet jane farse, ligjet jane leter e vdekur, çunat e krimit jane vetem militante te partise-shtet, partise kanabiste.

Ndaj dhe Noriega, dje beri ate qe nuk e ka bere as dhe diktatori i fundit komunist shqiptar. Ai nga Kuçova, ne kundershtim flagrant me ligjet e vendit leshoi klithmen qe vijon “U bëj thirrje policisë, në momentin që lënë uniformën, pas pune të përkushtohen për të marrë sa më shumë vota për PS. Të mos lejojmë rikthimin e hijes së turpit mbi uniformën blu, që ne e kemi pastruar dhe lartësuar dhe bashkë në 4 vite ta bëjmë Policinë e Shtetit të jetë në mesataren e policisë së BE.”

Me kete thirrje Edi Rama tregon qarte dhe perfundimisht se kjo qe po zhvillohet ne Shqiperi eshte thjesht nje farse elektorale per te mbajtur me cdo kusht karrigen e tij. Ne foto keni edhe percaktimet ligjore, te cilat per Noriegen jane thjeshte nje leter higjenike apo leter e vdekur. sb /360grade.al/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here