Bënin ‘kërdinë’ me vjedhje bankomatesh, ja teknika që përdorte grupi. Momenti i arrestimit të hajdutit

0
227

Një bandë që vidhte paratë nga bankomatet në qytete të ndryshme të Shqipërisë është shkatërruar. Policia e Tiranës njoftoi se një person është arrestuar: Ylli Gerra, 31 vjeç nga Vlora kurse tre persona të tjerë me iniciale I.G, N.G dhe I.G nga 24 deri 30 vjeç janë shpallur në kërkim.

https://www.facebook.com/policia.al/videos/836387739848054/

Gjithashtu është bërë shpallja në kërkim e shtetasve:
N. G., 24 vjeç
I. G., 30 vjeç
I. G., 24 vjeç

ër këta shtetas është arritur të dokumentohet me prova të mjaftueshme ligjore, se janë autorë të dyshuar të vjedhjeve të ndodhura:
Më datë 30.12.2016, ku kanë vjedhur një bankomat të një Banke të nivelit të dytë në Novoselë, Vlorë.
Më datë 08.01.2017, ku kanë vjedhur një bankomat të një Banke të nivelit të dytë në Berat.
Më datë 14.01.2017, ku kanë vjedhur një bankomat të një Banke të nivelit të dytë në Tiranë pranë Q.S.U.T.
Më datë 20.02.2017, ku kanë vjedhur një bankomat të një Banke të nivelit të dytë në Gjirokastër.
Më datë 11.03.2017, ku kanë vjedhur një bankomat të një Banke të nivelit të dytë në Patos, Fier.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: Një automjet i markës “Nissan Yuke”, i cili rezulton i vjedhur në Tetor 2016, në qytetin e Tiranës. Dy pajisje prerëse metali me bombula gazi si ato të saldimit. Disa komplete me vegla pune të cilat dyshohet se shërbenin për hapjen e bankomateve.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqsor Tiranë, për veprat penale të “Vjedhjes së Bankave dhe Arkave të Kursimit“ e kryer në bashkëpunim dhe “Vjedhja“, parashikuara nga Nenet 136/2 dhe 134 të Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here