“Plarent Ndreca hyn në Ministrinë e Arsimit dhe fshin serverat që kërkon prokuroria”

0
268

Pak ditë më parë ministrja e Arsimit nga radhët e PD-së pezulloi nga detyra Sekretarin e Përgjithshëm të këtij institucioni, Plarent Ndrecën, ndërsa sot në emër të tij bëhet një denoncim.

Duke iu referuar denoncimit të një punonjësi të Ministrisë së Arsimit, ish-kryeministri Sali Berisha thotë se Ndreca ka hyrë në ish-zyrën e tij dhe ka fshirë serverat që i kërkon Prokuroria.

STATUSI I PLOTE
Sekretari i pergjithshem i mafies se ndrikull Viles, Plarent Ndreca fshin serverat qe kerkon prukuroria. 10 çuna krimi bejne sehir apo i mbajne ison banditit tek MAS! sb
“16/06/2017, 11:38:44: ‪ Përshëndetje doktor, jam punonjës i Ministrisë së Arsimit për shërbimet mbështetëse. Sot jam kërcënuar, fyer dhe shtyrë me duar nga ish Sekretari i Përgjithshëm Plarent Ndreca i cili edhe pse i pezulluar ka hyrë në intitucion nga dera e prasme e emergjencës. Sot 2 persona kanë hyrë në institucion me forcë duke u futur në zyrën e tij dhe kanë refuzuar të identifikohen ndërkohë që një të tretë arrita ta ndaloja. Thirra në ndihmë policinë dhe policia ka ardhur në institucion dhe ka hyrë në zyrën e tij. Ndërkohë 10 policë kanë rrethuar ministrinë dhe asnjë nuk përgjigjet për sigurinë e institucionit.
Çdo gjë është e filmuar nga kamerat e sigurisë por Plarent Ndreca po fut në zyrën e tij njerëz që ti fshijnë serverat duke qenë se këtu ka ardhur dje prokuroria për të kërkuar materiale.
Ndihem i kërcënuar në vendin e punës dhe ju shkruaj që ta bëni publike se tani skam ku të ankohem më.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here