Shpërthim i fuqishëm në oborrin e një çerdheje, 10 të plagosur, mes tyre edhe fëmijë

0
177

Të paktën dhjetë persona kanë mbetur të plagosur, si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm që ndodhi ditëb e sotme në oborrim e një kopshti fëmijësh në Kinën lindore.

Sipas medave të huaja, shpërthimi goditi pjesën jashtë hyrjes së kopshtit në Fengxian County, provinca Jiangsu, në kohën kur prindërit po merrnin fëmijët e tyre.

Policia lokale ka thënë se një numër njerëzish u plagosën nga shpërthimi, mes tyre dhe fëmijë.

Pamjet e tmerrshme të publikuara nga mediat kineze tregojnë trupat e fëmijëve të vegjël të shpërndarë nëpër dysheme, jashtë hyrjes së çerdhes.

Imazhe të tjera tronditëse tregojnë viktimat me gjak, e disa me rroba të djegura.

Shërbimet e urgjencës kanë arritur në vendngjarje, por shkaku i shpërthimit ende nuk dihet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here