FOTO/ Basha: Rama nuk zgjodhi të mbajë premtimet, por zgjodhi tekat dhe dëshirat e tij

0
138

Lulzim Basha me banorët e Libofshës. Plani im ekonomik është konkret, i zbatueshëm. Nxit konsumin, rrit prodhimin, mbështet fermerët, mundin e djersën e tyre

Lulzim Basha paraqiti planin e tij ekonomik para qytetarëve të Libofshës, një plan konkret, i zbatueshëm dhe realist që do të ndikojë në shtimin e parave në xhepat e qytetarëve, në rritjen e konsumit, të prodhimit. Një plan ekonomik që do ndezë dhe vërë në lëvizje ekonominë shqiptare, do krijojë vende pune e sigurojë mirëqënie për qytetarët.

“Unë vij me një plan ekonomik. Asnjë pjesë e këtij plani ekonomik nuk funksionon si një premtim veç nga të tjerët. Plani ekonomik përbëhet nga shtylla të veçanta por të lidhura me njëra-tjetrën. Një, ulja e taksave, ulja e TVSH-së. Vetëm me uljen e tvsh-së tek xhepat e konsumatorit mbeten 400 milion euro. Me taksën e sheshtë 9%, me uljen e çmimit të naftës, me eliminimin e taksës ‘Rama’ 240 lek për litër, me uljen e çmimit të energjisë, ne krijojmë një ambient të favorshëm për sipërmarrjen dhe për fermerët. Vetëm me TVSH-në rrisim fuqinë blerëse me 400 milion euro në vit. Imagjinoni, 400 milion euro më shumë, për njerëzit për të blerë qumështin, bulmetin, fruta, perimet, bukën, mishin. 400 milion euro më shumë se sot”, tha Basha

Lulzim Basha, u tha banorëve se Edi Rama jo vetëm nuk mbajti asnjë premtim, por nuk bëri asnjë përpjekje, dhe që ditën e parë në pushtet zgjodhi prioritete të tjera, jo interesat e hallet e qytetarëve.

“Fshati dhe fermerët janë të përjashtuarit e mëdhenj të republikës së vjetër. Ju premtoi naftën pa aksizë apo jo. Ju premtoi subvencione, ju premtoi vaditje, kullim, lehtësim për imputet bujqësore? A kishte mundësi t’i bënte? Katër vite ka harxhuar 16 miliardë euro buxhet. Rilindja urbane, 400 mln euro. Shfaqja me fishekzjarrë tek sheshi Skënderbej ka kushtuar qindra mijë euro. 16 mln euro ka kushtuar sheshi.

Vetëm fishekzjarrët kanë kushtuar midis 200 dhe 400 mijë euro sipas ekspertëve. Sa vetë do të kishin marrë subvencione me këto para po të kishin shkuar për fermerët? Sa familje do të kishin marrë ndihmë ekonomike? Sa pensione do të ishin rritur për një vit nëse këto para nuk do të kishin shkuar për fishekzjarret e lali Erit?”, u shpreh Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here